Categories Lajme

Flet vëllai i shqiptarit, detaje

Shkëlqim Rusi, vëllai i të b urgosurit shqiptar që u v ar me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë greke ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të autoriteteve të burgut. Rusi në një prononcim për mediat shqiptare tha se kishte vetëm 3 orë që kishte folur me vëllain e tij para se të ndodhte ngjarja.

Sipas vëllait të v iktimës, në lidhje me ngjarjen në fjalë i ishin dhënë disa versione, të cilat ai nuk i beson, ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të gardianëve të b urgut. Ai tha se kanë qenë pikëriasht ata që e kanë v rarë, ndërsa kërkoi që trupit të pajetë të të vëllait t’i bëhet autopsia.

“Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më mori në telefon drejtori i b urgut dhe më tha se ‘e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë’. Pastaj më thanë që kishte pirë k lorinë dhe pas kthimit nga spitali ‘v ari veten me lidhësen e këpucëve’. Kjo për mua është e pa pranueshme është v rasje.

Vëllai kishte edhe 2-3 muaj b urg që të mbaronte d ënimin. Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është v etëv rasje. Atë e kanë v rarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjelen e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të b urgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me p ranga dhe i shoqëruar.

Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë v rarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë.

Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kabëll thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç’të them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vëllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të v aresh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta.”, tha vëllai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME