Për pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, një fluks i tillë në këtë periudhë është i zakonshëm pasi shumë shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi rikthehen në vendlindje për të kaluar festat me familjarët e tyre.
Në prag të festave të fundivitit, pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës kanë pasur një fluks emigrantësh.
Vetëm ditën e djeshme, në Kapshticë kanë hyrë plot 6896 shtetas shqiptarë edhe të huaj, ndërkohë që kanë dalë 2793 të tjerë. Për të menaxhuar fluksin, autoritetet doganore po punojnë me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje.
E njëjta situatë fluksi paraqitet edhe në doganën e Kakavijës, ku 8650 shtetas dhe 2200 automjete kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 3400 shtetas kanë dalë. Autoritetet doganore kanë punuar me 5 sportele në hyrje për të përballuar fluksin.

ke.mu.