Categories Lajme

“Fluturo lart Kevin, fluturo te Zoti”, qindra njerëz i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar në Itali

“Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti”. Nisi me këto fjalë pasditen e së shtunës në Duomo di Latisana, ceremonia funerale që i dha lamtumirën e fundit Kevin Muratajt, 19-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u përplas për vdekje orët e vona të së premtes, më 26 Maj, ndërkohë që kalonte në vijat e bardha.

Ai sapo kishte dalë nga një piceri bashkë me shokët e shoqet e klasës dhe ishin nisur për në diskotekë, pasi po festonin mbrëmjen e maturës, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket, ashtu sikurse dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind.

Arkivoli i bardhë i të riut ishte mbuluar me lule. Mbi të ishte vendosur fotoja e Kevin, i qeshur ashtu siç të gjithë e kujtojnë.

E priti nëna e dëshpëruar e tij dhe familjarë të tjerë të pllakosur nga dhimbja. Sipas asaj që shkruan Messaggero, gjatë ceremonisë, u fol edhe në shqip, për të treguar afërsinë e komuniteti me këtë familje, me origjinë pikërisht nga Shqipëria, por që ishte transferuar shumë vite më parë në Itali, aty ku Kevin në fakt dhe kishte lindur.

Mes të pranishmëve ishin edhe shumë të rinj. Duke nisur nga shokët e shoqet e klasës të Institutit Plozner të Latisana. Në emër të tyre foli një prej mësuesve. “Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona”, u shpreh ai mes të tjerash me zërin duke iu dridhur dhe fytyrën të mbuluar nga lotët.

Ndërsa kryebashkiku i Latisana, teksa shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, tha se familja e tij do të mund të mbështetet gjithmonë mbi komunitetin ku jetojnë, që “do të jetë i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme”.

Dalja e arkivolit të Kevin nga Duomo, u përshëndet me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell së bashku me një duartrokitje të gjatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME