Categories Lajme

Forbes: Shqipëria e 74-a në botë për të bërë biznes

Forbes ka publikuar raportin më të fundit mbi “Cilat shtete janë më të mira për të bërë biznes në 2019’ dhe Shqipëria nuk bën pjesë në listën e shteteve më atraktive. E pozicionuar në vendin e 74, në gjysmën e dytë të listës prej 161 shtetesh, Shqipëria nuk ofron mundësi për të bërë biznes krahasuar me rajonin. Duke lënë pas vetëm Bosnje dhe Hercegovinën, Shqipëria gjendet e parafundit në garën rajonale, të cilën e fiton Serbia, e renditur e 56-a. Ndjek më pas Maqedonia e 68-a dhe Mali i Zi i 72-ti.

Të dhënat bazohen në raportet e publikuara nga Freedom House, Fondacioni Heritage, Aleanca për të Drejtat Pronësore, Kombet e Bashkuara, Transparency International, Grupi i Bankës Botërore, Marsh & McLennan dhe Forumi Ekonomik Botëror, mbi të gjithë metodologjinë e tyre dhe parametrat ekonomikë, sociale dhe politikë mbi raportet e vitit të fundit të këtyre emrave.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria nuk ka lëvizur asnjë pozicion. Sipas të dhënave të Forbes, Shqipëria ka një popullsi prej 3.1 mln banorësh, bilancin tregtar e ka negativ prej -6.9 % dhe GDP për kapital është 4500 dollarë. Penalizimet e marra janë në fushën e korrupsionit, lirisë së medias, së tregtisë, çështjet e pronësisë, kriminaliteti, atraktiviteti për të bërë biznes sipas incentivave, inovacioni etj.

Dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative janë të drejtat e pronësisë dhe barra e taksave, ku Shqipëria renditet e 102-a. Problemi i tretë është mungesa e inovacionit (91) dhe në vend të katërt është korrupsioni (81). Më mirë paraqitet në tregtinë e lirë (e 12-a) dhe mbrojtjen e investitorëve (e 25).

Lidhur me barrën e taksave, Shqipëria e ka atë më të lartin në rajon, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. Ky tregues nuk është shumë shetësim në Maqedoni (në vendin e 31), ndërsa problemi kryesor i biznesit maqedonas është korrupsioni (97).

Në listën e plotë të publikuar nga Forbes. Kryeson Britania e Madhe dhe ky fakt ka çuditur të gjithë mediat, duke konsideruar edhe procesin e Brexit që po përfshin jo vetëm Britaninë, por të gjithë Europën. Britania e Madhe është i pari vend që është në mesin e 30 vendeve më të mira (nga 161 vende të renditura) në të gjitha 15 metrikat që Forbes përdorte për të vlerësuar vendet. Ndjekin më pas, Suedia, Hong Kongu dhe Hollanda. Suedia u vlerësua pasi klima e biznesit e ekonomisë së orientuar drejt eksportit mori nota të larta për inovacionin, të drejtat pronësore, rrezikun dhe korrupsionin e ulët. Stokholmi është një nga qendrat kryesore të fillimit të teknologjisë së Evropës. SHBA ra pesë vende këtë vit, duke u renditur i 17, një vend përpara Spanjës që ka tronditur me trazirat e saj këtë vit. Ekonomia më e madhe në botë me 19.5 trilionë dollarë, SHBA humbi terren pasi u ‘penalizua’ sa i përket lirive personale, tregtare dhe monetare. Të fundit në listë gjenden shtete që kanë performuar dobët në të gjithë raportet e marra në konsideratë gjatë vitit: Guinea, Kongo, Afrika Qendrore. Vendet afrikane mbizotërojnë si vendet më të këqija për biznes. Këto vende në mënyrë tipike renditet në fund për shkak të notave të dobëta për inovacionin, lirinë e tregtisë dhe mbrojtjen e investitorëve. Republika e Afrikës Qendrore renditet e fundit. Kombi i prirur nga konflikti ka një GDP për frymë prej vetëm 400 dollarë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME