Categories Lajme

FOTO\ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër! Dy vajza përfundojnë në spital, çifti gjerman jashtë rrezikut

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa dy vajza kanë përfunduar në spital.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalim i gabuar nga makina tip “Audi” e cila drejtohej nga një vajzë.

Sipas burimeve për TCh në vendin e ngjarjes, “Audi” pasi është futur në parakalim ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, duke i prerë kështu rrugën kamperit.

Kamperi dhe makina tjetër e cila ndodhej mbrapa kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në spital është transportuar drejtuesja e mjetit tip Audi, si dhe pasagjeria e makinës tip golf e cila është e përmbysur në anë të rrugës, të cilat sipas spitalit të Lezhës janë rreth 28-30 vjeçe dhe kanë pësuar fraktura të shumta në trup.

Çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper janë jashtë rrezikut dhe po japin detaje në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME