
Një aksident me dy viktima u regjistrua në aksin Librazhd-Prrenjas.
Në vendin e ngjarjes ndodhen punonjës të shumë policie si edhe zjarrfikës që po punojnë për nxjerrjen e makinës nga përroi.
Nga ky aksident tragjik humbën jetën Arjan dhe Majlinda Yze , burrë e grua, pasi 55-vjeçari Arjan Yze humbi kontrollin e automjetit dhe përfunduan në përroin e Lengajcës. Aksidenti tragjik ndodhi gjatë natës, ndërsa u identifikua mëngjesin e kësaj të hënë.