Categories Lajme

FOTO/ Dy shqiptarë kapen në Kroaci me 10 kg kokainë dhe heroinë

Policia kroate ka njoftuar se në një autobus me targa shqiptare në kufi janë gjetur disa kilogramë kokainë dhe heroinë, ndërsa bëhet me dije se brenda mjetit kanë qenë vetëm dy shtetas shqiptarë.

“Dy persona të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate.

Gjatë kontrollit kufitar, të kryer nga efektivët së bashku me doganierët, janë konstatuar modifikime në kabinën e bagazhit, të cilat kanë sjellë dyshime për kontrabandë dhe është kërkuar një urdhër kontrolli.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër transparente, ku pesë prej tyre ishin me heroinë, me një peshë totale prej 5.4 kg, ndërsa pesë të tjerat përmbanin kokainë me peshë totale 5.6 kg.

Sipas autoriteteve të vendit dyshohet se destinacioni i dy shqiptarëve ka qenë një nga vendet e Evropës Perëndimore, i cili për shkak të hetimeve nuk është njoftuar nga autoritetet.

FOTO/ Dy shqiptarë kapen në Kroaci me 10 kg kokainë dhe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME