Categories Lajme

FOTO-EMRAT Ky është momenti kur nxirret viktima dhe të plagosurit nga lokali në “Don Bosko”

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë me të shtëna armësh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Në foto shihet momenti kur janë nxjerrë nga lokali v iktima dhe të plagosurit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është qëlluar me kallashnikov. Sakaq, ngjarja ka shokuar banorët dhe klientët në lokal, të cilët kanë qenë dëshmitarë. Viktima  Erion Cela dyshohet të jetë rreth 35-vjeç “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 ku një grup të rinjsh ishin ulur në tryezë pranë xhamit ku janë qëlluar. Dyshohet se autorët i kanë ruajtur e më pas kanë qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur 1 person e plagosur 4 të tjerë.

Tiranë/Informacion paraprak. Sipas policisë, viktimë ka mbetur Erion Çela rreth 35-vjeç. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç. Sipas raportimeve ai ka marrë dëmtime në këmbën e djathtë dhe fytyrë. Po ashtu, Azbi Selimaj, 19 vjeç ka mbetur i dëmtuar në shpatull.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës dhe mjekët kanë deklaruar se plagët e shkaktuara nga plumbat kanë prekur organet jetësore. Një tjetër i plagosur është Edmond Crroj, 41 vjeç dhe Arben Dani 46 vjec . Raportohet se ai ka marrë lëndime në bark e këmbë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16”20 në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë. Viktima dhe të plagosurit, ishin duke konsumuar një kafe kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona jashtë lokalit, të cilët pas krimit janë larguar nga vendngjarja me makinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME