Teksa opozita po proteston, liderët europianë po shijojnë një koncert me valle popullore shqiptare.
Para se të nisin punimet e samitit, qeveria ka organizuar një koncert në nder të liderëve europianë, për t’i njohur ata me traditën shqiptare.
Më parë ata kanë bërë edhe një foto familjare, pikërisht para hyrjes kryesore të stadiumit Air Albania.