Categories Lajme

FOTO/ Flamuri turk ngjyros Tiranën në kulmin e përplasjeve të Erdogan me BE

Kush kaloi pranë godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes me siguri ka mbetur i habitur nga ajo që ka parë. Ballina e një prej ndërtesave ikonë në qendër të kryeqytetit ishte ngjyrosur me një flamur të madh turk në krah të atij shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe për asnjë vend tjetër, mik apo partner strategjik.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë. Por ky gjest merr një domethënie të madhe në kontekstin aktual. Turqia kohët e fundit është vënë në një kurs të fortë përplasjesh me Francën ku nuk kanë munguar akuzat dhe etiketimet e forta mes Presidentëve Erdogan dhe Macron.

Përplasjet nisën që në momentin e krizës greko-turke në detin Mesdhe ku Parisi zyrtar mbajti hapur anën e Athinës. Konflikti u bë edhe më i ashpër për temën e islamit radikal pas vrasjes së një mësuesi historie në Francë të cilit iu pre koka pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. Makron tha se Franca rrezikohej nga islamizmi radikal ndërsa Erdogan e quajti kreun e Elizesë “jo mirë mendërisht”.

Edhe më të forta u bënë përplasjet pas publikimit të një karikature në revistën satirike Sharlie Hebdo ku shigjetoj presidenti turk. Dhe pikërisht në këtë klimë të acaruar marrëdhëniesh ndërkombëtare duket se Shqipëria merr anë në një mënyrë të panevojshme.

Aq më tepër kur vendi ynë pret që të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Nëse pamjet e fotove të më poshtë do të shkojnë në kancelaritë evropiane nuk do të jenë të paktë ata diplomatë që do të shtrembërojnë fytyrën është çudi që edhe futja e Shqipërisë në BE të ketë fatin e atyre të Turqisë. ©LAPSI.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME