Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, familja dhe të afërm të tij kanë nisur pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa fillimisht janë ndalur në qytetin e bukur të Vlorës. Mbrëmjen e djeshme për Haradinajn dhe mysafirët nga Kosova ka shtruar një darkë ish-deputeti i LSI-së Flamur Çelaj, duke u uruar atyre festën e Kurban Bajramit .
Postimi i Flamur Çelës: I nderuar të kem Ramushin dhe familjen e tij të mrekullueshme në tryezën e festës së Kurban Bajramit. Gëzuar dhe Mbarësi për gjithë Shqiptarët! Allahu Ju Bekoftë.