Categories Lajme

FOTO/ I intubuar dhe me dëmtime në të gjithë trupin. Ja gjendja e Preng Gjinit te Trauma

Ora News siguron pamje nga brenda Spitalit të Traumës të Preng Gjinit, 50-vjeçari që i shpëtoi mbrëmjen e djeshme një atentati me eksploziv në Tiranë. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, Gjini është i intubuar dhe me dëmtime në pothuajse të gjitha pjesët e trupit.

Ndërkohë Dritan Çela, shef i kirurgjisë në Spitalin e Traumës, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas mjekut, gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa shtoi se pas operacionit të djeshëm sot është planifikuar një ndërhyrje edhe nga mjekët okulistë.

“Gjendja e pacientit që ka ardhur dje me eksploziv është aktualisht e stabilizuar.  Pacienti për momentin është duke bërë një intervent nga okulistët. Përsa i përket operacionit të djeshëm, është bërë mirë në përgjithësi. Kanë ndërhyrë disa grupe mjekësh.  Në përgjithësi të gjitha parametrat kanë qenë stabël dhe gjatë natës kanë qenë të stabilizuara.

Ka patur kryesisht dëmtime në kokë, dëmtime të syve, dëmtime në qafë, një cifël i ka mbetur në gjendrën tiroide. Dëmtime në mushkëri, dëmtime në bark. Janë hequr një pjesë zorrësh, janë qepur një pjesë tjetër”, tha mjeku.

Sa i përket gjymtyrëve, mjeku u shpreh se përveç disa gishtave në dorën e majtë që rrezikojnë të priten, nuk ka asnjë problem tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranës dhe sipas policisë në atentat janë përdorur rreth 400-500 gramë lëndë eksplozive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME