Lajme

FOTO/ Makina përplas biçikletën në Elbasan, rëndë në spital një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv. Një autoveturë me targë AA293ME ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge. Sipas burimeve nga vendngjarja, biçikleta i ka ndërprerë rrugën autoveturës.

I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close