Kryetari demokrat, Sali Berisha, nuk është ndalur pas provokimit të rëndë, kur u qëllua nga një person i infiltruar.
Ai hipi në tribunë dhe përshëndeti turmën e pranishme dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.
“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve. Asgjë në botë nuk na mposht ne, populli i opozitës, populli i fitores, poshtë Edi Rama” tha Berisha.
Mijëra persona janë mbledhur në bulevard.