Categories Lajme

FOTO/ Shkrumbohet nga flakët një banesë në Memaliaj, shpëtohen katër familjarë, DETAJE

Një banesë në Memaliaj është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të Memaliaj. Zjarri ka rënë në banesën e Fatmir Shehut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 shtetasve që ndodheshin në banesë. Për shkak të asfiksisë nga zjarri, 50-vjeçari Fatmir Shehu është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas hetimeve paraprake zjarri në banesë dyshohet një qiri i ndezur në dhomën e gjumit.

Memaliaj/Informacion paraprak, Rreth orës 21:30, në Memaliaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. Sh., rreth 50 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 shtetasve që ndodheshin në banesë. Për shkak të asfiksisë nga zjarri, shtetasi F. Sh. është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë së shtetasve që ndodheshin në banesë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME