Lajme

FOTO/ Shtëpia e re e familjes Obama do t’ju habisë

Barack dhe Michelle Obama po përpiqen të blejnë një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets, e cila i përket pronarit të Boston Celtic, Wyc Grousbeck.

Sipas mediave amerikane, shtëpia luksoze është në shitje për 14,85 milionë dollarë dhe ka 7 dhoma gjumi, 9 tualete, një kuzhinë gjigante, oxhak si dhe një sipërfaqe totale prej mbi 650 m2.

Para vilës kryesore ka një plazh spektakolar, ndërsa në oborrin e mbushur me gjelbërim ka edhe një pishinë si dhe dy shtëpiza të vogla për miqtë.

Prona, e vendosur në ishullin Vreshta e Martës, ka qenë në shitje që prej vitit 2015 për 22,5 milionë dollarësh, por çmimi ka rënë vazhdimisht pasi nuk ka pasur të interesuar.

Familja Obama e ka marrë me qira shtëpinë gjatë verës dhe u ka pëlqyer aq shumë sa tani duan ta blejnë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button