Categories Lajme

FOTO\Mirënjohje dëshmorëve të policisë, mes të cilëve efektivit të RENEA, kapiten Elham Elezaj, Rufan Hakramës dhe Artan Cukut nga Vlora!

Mirënjohje dëshmorëve të policisë, mes të cilëve efektivit të RENEA, kapiten Elham Elezaj nga Vlora!

5 Maji i dëshmorëve është dita ideale për të nderuar jo vetëm ata që u vranë me armë në dorë në luftën për liri, por dhe ata që sakrifikuan jetën në paqe për sigurinë publike, në betejë me krimin e organizuar.

Sot u mblodhëm për të nderuar kujtimin e 3 oficerëve të policisë së Shtetit të rënë në detyrë, Elham Elezaj, Rufan Hakramës dhe Artan Cukut.

3 efektivë të ndershëm, 3 profesionistë të përkushtuar, 3 familjarë të devotshëm.

Fillimisht, u mblodhëm në ambientet e Akademisë së Sigurisë ku u mbajt ceremonia përkujtimore, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për Dëshmorët e Atdheut.

Në prani të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe familjarëve të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, u inaugurua Memoriali i ri i Dëshmorëve të Policisë, me emërtimin “NDERIM TË PËRJETSHËM AKTIT SUBLIM TË DËSHMORËVE TË POLICISË SË SHTETIT.

Më tej, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora me lule tek 3 heronjtë e policisë, të cilët do të prehen që sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Njëri prej 3 dëshmorëve, është kapiten Elham Elezaj, i cili u lind e u rrit në Hysoverdh dhe e vazhdoi shkollën e mesme në Kotë të Vlorës.

Siç e kujton ish-komandanti i RENEA-s, Hilë Lushaku, ai ishte “një lab trim që nuk i bënte syri tërr”.

Korriku i vitit ’98 do të shënonte ndarjen nga jeta të Elham Elezajt, pasi plumbat e pabesë në mes të një operacioni në terren, e ndanë nga familja, të dashurit dhe nga miqtë e shumtë.

Elham Elezaj ishte nip i 3 dëshmorëve të atdheut të cilët dhanë jetën gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Si i tillë, me punën dhe sakrificën, Elhami e nderoi kujtimin e 3 xhaxhallarëve të tij.

Nderimi që i bëmë sot Elhamit dhe shokëve të tij, është i vonuar. Jeta dhe vepra e këtyre Dëshmorëve të Atdheut u përjetësua me aktin e prehjes së tyre në tempullin e heronjve, në Varrezat e Dëshmorëve.

Pas ceremonisë patëm mundësinë të bëjmë fotot e rastit, së bashku me familjarët e dëshmorëve, mes të cilëve me Xhilda Harizajn, vajzën e dëshmorit Valter Harizaj nga Armeni si dhe me familjarët e Elham Elezajt, prindërit, vajzën e tij Sidorela dhe nipin Xhoel. Mirënjohje përjetë Dëshmorëve të Kombit!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME