Lajme

“Frymëzoi shqiptarët për demokraci dhe liri”, Meta pret në Presidencë këngëtarin e njohur italian

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një vizitë në Presidencë këngëtarin e njohur italian, Albano Carrisi. Meta publikon në “Facebook” një video nga pritja që i bën këngëtarit Carrisi, ndërsa shkruan se me zërin dhe muzikën e tij si frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë.

Postimi i Metës:

Shumë i lumtur nga vizita e këngëtarit italian me famë botërore, Albano Carrisi. Me zërin dhe muzikën e tij Al Bano frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci dhe shpresë, ndaj nuk mund të mos këndonim së bashku, edhe me shumë miq të tjerë artistë, hitin e tij “Liberta”, që jehon aq fuqishëm sa tre dekada më parë në zemrat tona. Albania – Al Bano do të mbeten gjithmonë të pandarë.

“Libertà, Quanti hai fatto piangere!
Senza te, Quanta solitudine!
Fino a che, Avrà un senso vivere
Io vivrò, Per avere te”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close