Categories Lajme

Fshehu kufomën e shokut/ Dëshmia e plotë e 47-vjeçarit: E mbajta 10 ditë! Mendova që policia do…!

Majdiel Husa, është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza.

Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

47 vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania.

Ai thotë se pasi kanë dalë nga komisariati, kanë shkuar në shtëpinë e tij në Laprakë, ku kanë konsumuar drogë por sipas tij, Tahiri kishte injektuar shumë drogë në trup dhe u bënë keq dhe më pas u shtrinë për të fjetur, por Eltoni nuk u zgjua më kurrë.

DESHMIA E PLOTË:

“Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: “Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prape”.

Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla. Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë “kur do ikë ky se më ka zënë derën”. Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë. Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova “policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua”. Kisha frikë të tregoja”, ka treguar Husa.

Gjykata e Tiranës caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Elton Tahiri u gjet i vdekur më 13 shkurt në Bërxullë, një ditë pasi shoku i tij e hodhi pranë përroit të Limuthit pasi kishte frikë se mos fajësohej për vrasjen e tij. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME