Categories Lajme

Fundoset pjesërisht anija me 400 ton naftë, ekuipazhi ende brenda saj

Një anije cisternë me 400 ton naftë rrezikon të fundoset në Gjibraltar dhe të derdhë gjithë ngarkesën e saj, çka do të sillte një katastrofë mjedisore.

Anija është gjysmë e zhytur ndërsa skuadrat e shpëtimit po përpiqen ta stabilizojnë me anë të mjeteve ndihmëse. Bulk Carrier OS 35 po largohej nga porti kur u përplas me një anije tjetër, e cila gjithashtu po i drejtohej detit të hapur gjatë natës të së hënës.

Fillimisht, shqetësimi kryesor ishin 24 anëtarët e ekuipazhit në bord që kërcënoheshin nga mbytja, por duket se të gjithë janë mirë, ndonëse ende brenda në anije.

Frika më e madhe është derdhja e naftës, ndërsa prioritet minimizimi i fundosjes së mjetit lundrues. Bashi i anijes është zhytur 17 metra dhe situata ndryshon vazhdimisht për shkak të baticës.

Një ekip zhytjeje do të kryejë një inspektim nënujor, ndërsa planet për evakuim janë një opsion nëse gjendja përkeqësohet./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME