Categories Lajme

‘Fusha sh.p.k’ e ‘fut në xhep’ dhe tenderin për shëtitoren e Sarandës, 2 kompanitë në garë skualifikohen edhe pse kishin ofertë më të ulët

Kompania “Fusha Sh.p.k” rikonfirmohet sërish si shoqëria kryesore private që fiton tenderat në të gjithë Shqipërinë. Pas miliona eurove tendera të marra për projektet e bashkisë Tiranë dhe asaj Vlorë, tashmë ‘Fushën’ do e shohim edhe në Sarandë.

Një fond prej 63.8 milionë euro është hedhur për tenderim, dhe fituese është shpallur kompania “Fusha” me një ofertë prej 570,335,643 lekë. Dy kompanitë e tjera në garë ishin Arifaj SH.P.K.dhe Gjikuria SH.P.K., të cilat janë skualifikuar dhe pse kishin ofertë më të ulët.

Ofertat e tyre kanë qenë me çmim më të ulët, se ato të Fushës, por kjo duket se nuk është marrë parasysh nga Agjencia e Prokurorimeve Publike.

Respektivisht, “Arifaj” sh.p.k.  ka patur një ofertë prej 450,481,711 ALL,  “Gjikuria” sh.p.k. – 467,518,427 ALL, ndërsa fituese është “Fusha Sh.p.K”, me një ofertë prej dhe fituese është shpallur kompania “Fusha” me një ofertë prej 570,335,643 ALL.

Tenderi për shëtitoren e Sarandës

Kompania në fjalë është në zotërim të biznesmenit Shkëlqim Fusha. Ai akuzohet nga opozita për lidhje direkte me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Fusha ka marrë 49.3 mln euro tendera vetëm nga bashkia Tiranë, ndërkohë që së fundmi është në qendër të një tjetër skandali. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku, ka përfituar një udhëtim të paguar nga vetë Shkëlqim Fusha në Barcelonë, ku vetëm për dhomën është paguar 1816 euro për dy netë./dosja.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME