Categories Lajme

Gara për kreun e ri/ Kraja ndan foton me tre kandidatët, mesazhi: SPAK të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore

Pas tre viteve në krye të institucionit të ri të drejtësisë, Arben Kraja do të dorëzojë sot “çelësat” e SPAK. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kraja ka uruar tre kandidatët që garojnë për kryesimin e SPAK, ndërsa thekson se ai do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë.

Në orën 10:00 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë 3 kandidatët Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili do të shpalosin platformat e tyre. Ai që do të bindë më shumë KLP-në do të marrë stafetën e SPAK deri në 2025-ën. Procesi do të monitorohet nga ambasada e SHBA. Gjatë këtyre ditëve ambasadorja Juri Kim ka apeluar në mënyrë të vazhdueshme që zgjedhja e pasardhësit të Arben Krajës të mos ndikohet nga politika. Madje, për të treguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, diplomatja amerikane ka zhvilluar takime me anëtarë të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Porosia ka qenë e prerë: pushteti duhet t’i mbajë duart larg për të mos manipuluar procesin. Ky është thelbi i reformës në drejtësi.

Në përgjigje të thirrjes së ambasadores kryeministri Rama deklaroi se kreu i prokurorisë speciale nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada, por nga vetë anëtarët e Këshillit të lartë të Prokurorisë. Edhe atyre Rama u ka kërkuar të mos influencohen nga askush, por të vendosin në bazë të performancës së emrave që garojnë për kreun e SPAK.

Kush janë tre kandidatët e SPAK

Adnan Xholi 

Interesin për të marrë timonin e prokurorisë speciale e shfaqi i pari Adnan Xholi, i cili është edhe kandidati më i vjetër në moshë e përvojë. Ai nisi si officer i policisë gjyqësore në 1998 për të marrë në 2001 drejtimin e prokurorisë së Gjirokastrës, post të cilin e mbajti për tre vite.

Shkallët e karrierës i ngjiti më tej në kryeqytet në 2013-ën, I emëruar drejtor në drejtorinë gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa në vitin 2015 u komandua për 7 muaj në krye të Prokurorisë së Krimeve të rënda.

Më pas u rikthye në Prokurorinë e Përgjithshme, ku qëndroi deri në Korrik të këtij viti, kohë në të cilën iu bashkua edhe Prokurorisë së Posaçme.

Një nga operacionet e suksesshme ku Adnan Xholi drejtoi hetimet ishte zbulimi i laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, ku në banesën e ish zyrtarit socialist Viktor Çervanka, u kap sasia prej 430 kg kokainë mes ngarkesës me pleh kimik që vinte nga Kolumbia. Karrierën e tij si hetues Xholi e ka ushtruar pa parë nëse në qeveri ishin të djathtë apo të majtë.

Altin Dumani

Personi që do të shpalosë për herë të dytë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platforëmn për drejtimin e spak është Altin Dumani. Aktualisht ai mban e postin e zëvëndës kryetarit të SPAK si dhe drejtues i seksionit kundër Kirmit të Organizar.

Edhe Dumani ka nisur si officer i policisë gjyqësore në 1999, në Sarandë. Ndërsa pesë vite më vonë ai u zhvendos në Tiranësi numri dy I prokurorisë së krimeve të rënda, post të cilin e mbajti deri në 2007-ën.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000. Dumani njihet si një nga prokurët që ka hetuar dosjen e Gërdecit, ku mori të pandehur 29 persona.

Një nga dosjet e fundit në duart e Dumanit është edhe zbardhja e vrasjeve të Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut, ku ka marrë të pandehur Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin si dhe disa emra të tjerë të njohur të botës së krimit.

Një tjetër dosje e nxehtë e tij është edhe ajo e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, i cili coin ë zbardhjen e shumë ngjarjeve të tjera kriminale të viteve të fundit në Tiranë, Durrës e Elbasan. Kjo është hera e dytë që Altin Dumani kërkon të bindë anëtarët e KLP, për t’i dhënë mundësinë që të drejtojë SPAK.

Në garën e 2019-ës ai mori 4 vota, përballë 6 të tillave që siguroi Arben Kraja.

Kandidatura e Altin Dumanit u paragjykua pas shfaqjes në media të një fotoje në atë kohë ku ai shfaqej krah deputetit të PS Ulsi Manja që mbante postin e kryetarit të komisionit parlamentar të Ligjeve.

Edvin Kondili

Kandidati tjetër në përpjekje për të bindur Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të marrë drejtimin e spak është Prokurori Edvin Kondili.

Ndryshe nga dy emrat e tjerë në garë, Kondili e ka nisur karrierën në radhët e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda si hetues që nga 2004. Gjatë 18 viteve në radhët e prokurorisë, Kondili nuk ka patur asnjëherë rolin e drejtuesit.

Profesionalizmi i tij u bë i njohur për publikun në shkurt të vitit 2018.

Në atë kohë ai drejtoi hetimet për sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës të futur në Shqipëri nga Porti i Durrësit. Bëhet fjalë për kapjen e 613 kilogramëve kokainë që u gjet e fshehur në kontenirët me banane në pronësi të Arbër Çekajt. Një vit më pas ai mor sërish me narkotrafikantët e mëdhenj shqiptarë të lidhur me kolumbinë, ku u kap, po në Portin e Durrësit një sasi prej 137 kilogramë kokainë për llogari të Gentian Malindit.

Aktualisht Edvin Kondili është drejtues i seksionit për Korrupsionin në SPAK. Edhe për prokurorin Kondili kjo është hera e dytë që kandidon në KLP për të drejtuar SPAK.

Në vitin 2019-të ai siguroi vetëm votën e kryetarit të Këshllit të Lartë të Prokurorisë së asaj kohe, Gent Ibrahimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME