Categories Lajme

Gazetari Artan Hoxha: Banda ka 20 vite që operon në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, tha se tentativa për të rrëmbyer shtetasin Aurel G., në Elbasan është tipike mafioze. Gazetari tha se ka patur hezitim nga policia, pasi banda e cila urdhëroi rrëmbimin, ka 20 vite që operon në Elbasan.

Është një ngjarje që të lë një shije të keqe, tipike mafioze. Kemi denoncuar ngjarje të tilla në Vlorë dhe në Shkodër, i kemi denoncuar para se të ndodhin dhe kemi këtë bilanc me persona të zhdukur dhe me kufoma që s’dihet ku janë. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite. Nuk e përdori armën, ndoshta ngaqë kishte edhe dëshmitarë. Kishte dy policë në Elbasan, një grua. Kërkoi ndihmën e tyre, autori mori makinën dhe u largua me shpejtësi. Viktima u paraqit në drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ai më tha se kishte konstatuar hezitim. Kemi të bëjmë me një grup që ka 20 vite në Elbasan, që iu ka shpëtuar furtunave. Banda shumë e njohur në Elbasan. Në momentin kur dha deklarimin hasi në faktin që nuk iu ofrua mbrojtje, por iu kërkua që të shkonte në spital për të parë nivelin e dëmit që ka marrë nga goditja.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME