Categories Lajme

Gazment Bardhi dëshmon në prokurori: Ka pasur vetëm akte vetëmbrojtëse ndaj protestuesve të dhunshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike iu përgjigj sot pyetjeve të prokurorëve për protestën  e 8 janarit në selinë blu. Pasi dëshmoi në prokurori për përplasjet e dhunshme të 8 janarit, Bardhi dha një deklaratë për mediet.

I pyetur nga gazetarët për lëndën që u hodh nga brenda selisë drejt mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, Bardhi këmbëngul se është përdorur vetëm fikëse zjarri dhje nuk ka pasur gaz lotsjellës.

“Kam dhënë përgjigje dhe për lëndën që është përdorur, kam rikonfirmuar se e vetmja lëndë ishin fikset e zjarrit”.

Të shtunën, demokratët protestuan në PD, në një tubim që përfundoi me dhunë, ndërsa u shkatërruan disa objekte në seli. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha u përplasën me mbështetësit e Lulzim Bashës. 35 prej tyre u arrestuan, por pas hetimeve u lanë të lirë, ndërsa për disa prej tyre është kërkuar ‘detyrim paraqitje’.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se “çdo person që ka qenë brenda selisë, i është nënshtruar një procesi të plotë regjistrimi dhe më pas kontrollit fizik”.

Ndërkohë, reagimet e mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha, Bardhi i cilëson si “akte vetëmbrojteje për të ndaluar protestuesit e dhunshëm të futen në ambientet ku po zhvillohej mbledhja, në katin e dytë të Partisë Demokratike”.

Deputeti demokrat foli sërish për akuzat se ata ndryshuan bravat e dyerve për t’i bërë më pas të blinduara, që Sali Berisha dhe mbështetësit e tij të mos hynin brenda:

Sa i përket dyerve metalike kam konfirmuar se asnjë zyrë nuk i është  ndryshuar dyert për t’i bërë me dyer të blinduara. Ju keni parë se nuk ka pasur dyer apo xhama të blinduar. Kam pohuar se PD ka marrë masa për të shmangur konfliktin që po sajonte Berisha për demokratët. Falë atyre masave Berisha nuk arriti ta kthente selinë e partisë në arenë gjakderdhje”.

Aktualisht në prokurori ndodhet kryedemokrati Lulzim Basha, për të dhënë dëshminë e tij mbi 8 janarin.

Ndërsa dje, para prokurorëve ishte Sali Berisha dhe para gazetarëve sërish akuzoi Bashën, se për ditën e protestës, kishte zgjedhur mercenarë për të bunkerizuar PD.

“Të pranojë të qëndrojë i rrethuar me vrasës, trafikantë dhe bandë në një kohë që mbrohet nga garda, por edhe sikur të mos mbrohej, ti nga vrasës nëse do të qëndrosh në politikë s’mund ta bësh atë kurrë”, u shpreh Berisha. 

Berisha këmbëngul se në tubimin e së shtunë nuk pati d hunë dhe ishte një protestë paqësore. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME