Categories Lajme

Gentian Zenelaj rrëfen momentin e tij më të rëndë: Kur babai ishte me Covid, hyra vetë në spital, ja çfarë pashë

Në muajin dhjetor Gentian Zenelaj humbi të atin për shkak të infektimit me Covid-19. Ai tha se gjatë kohës që i ati ishte shumë sëmurë, ka hyrë vetë në pavion dhe ka parë nga afër situatën në spital.

“Kam pikëpyetjet e mia për shumë gjëra. Megjithatë unë jam koshient, sepse kur babai po kalonte një periudhë të vështirë unë hyra vetë në pavion. E kuptoj çfarë po ndodh dhe realisht nuk ka asnjë propagandë në botë që ma mbush mendjen çfarë po ndodh në spitalet tona. Unë mendoj që është një betejë e jashtëzakonshme dhe më beso në të dyja spitalet e Infektivit punojnë mjekët më të mirë shqiptarë.

Sigurisht mes tyre punojnë dhe të korruptuar siç ka kudo. Unë mendoj se spitalet tona i kanë ezauruar të gjitha kapacitetet. As ata nuk po na ndihmojnë ne dhe as ne nuk po i ndihmojmë ata. Shqiptarët duhet të binden se situata është shumë e rëndë dhe këtë e kuptova kur pas meje u sëmurë bashkëshortja dhe pashë vështirësinë në gjetjen e ilaçeve, tmerri i madh është gjetja e infermierëve për kurim në shtëpi”, tha Zenelaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME