Categories Lajme

George Bush falënderon Zelenskyn për burrërinë ndaj sulmeve ruse

“Volodymyr Zelensky është Winston Churchill i epokës sonë”, këto janë fjalët e presidentit të 43-të të SHBA-ve George W.Bush për presidentin ukrainas.

Volodymyr Zelensky zhvilloi mëngjesin e së premtes një bisedë nëpërmjet një video mesazhi me George Bush.

“Kam pasur privilegjin të kaloj disa minuta duke folur me Presidentin Zelensky, Winston Churchill-in e ditëve moderne këtë mëngjes. Falënderova presidentin për udhëheqjen e tij, shembullin e tij dhe përkushtimin e tij për liri dhe duartrokita guximin e popullit ukrainas ”, shkroi Bush në Instagram.

Ndër të tjera Bush tha se presidenti Zelensky e siguroi atë se Ukraina “nuk do të lëkundet në luftën e saj kundër barbarizmit dhe sjelljes prej banditi të Putinit”.

“Amerikanët janë të frymëzuar nga forca dhe qëndrueshmëria e tyre. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ukrainasit ndërsa ata ngrihen për lirinë e tyre”, tha George Bush.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME