Categories Lajme

Gjenden shenjat e gishtave të Aleksandër Lucës

Gjurmët e gishtave të Aleksandër Lucës janë gjetur në hekurin me të cilin goditi studenten 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Televizioni grek “Skai” raporton se shenjat e gishtave të shqiptarit janë zbuluar nga raporti i mjekësisë ligjore të policisë.

Raporti tregon se 20-vjeçari shqiptar ka mbajtur në dorë hekurin me të cilin qëlloi në kokë studenten duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë, aq sa 21-vjeçares i ishte prerë veshi i majtë. Krimi është kryer në bashkëpunim me 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras. Pasi e dhunuan, dy të rinjtë e hodhën studenten në det me këmbë të lidhura. Ekspertiza tregoi se vajza vdiq si pasojë e mbytjes, që do të thotë se ajo mund të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital, edhe pse kishte lëndime të rënda në kokë.

Ndërkohë, Aleksandër Luca është dërguar në burgun e Grevenas, aty ku ndodhet edhe bashkëpunëtori i tij Manolis Koukouras. Dy ditë më parë, 20-vjeçari shqiptar u dhunua në qelinë e tij nga të burgosur të tjerë. Ai pretendonte se ishte përdhunuar, por raporti mjekësor nuk e vërtetoi një gjë të tillë. Autoritetet greke kanë nisur gjithashtu hetimet për dhunën e ushtruar në burg ndaj shqiptarit Aleksandër Luca. Studentja Eleni Tofaloudi u vra më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë, ndërsa trupi i saj u gjet një ditë më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME