Lajme

Gjendet i pa jetë në makinën e tij 24-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, teksa një 24 vjeçar është gjetur I pajetë brenda makinës së tij.

Shtetasi 24 vjeçar me inicialet J.C ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak siç raportohet në njoftimin zyrtar të policisë.

Më poshtë shihen edhe pamjet e makinës së tij të ndaluar në vend pasi nuk kishte pasur asnjë tjetër që të ishte shoqërues i 24 vjeçarit në mënyrë që të konstatohej më para kjo ngjarje e rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: