Categories Lajme

Gjendet i pajetë mjeku në Itali, Zbuloi kurimin e COVID me plazmën hiperimune

Mjeku i njohur italian, Dr. Giuseppe De Donno, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasditen e djeshme. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat nuk e dinë ende shkakun e ngjarjes, por mjeku De Donno ishte një zë shumë i njohur gjatë këtyre muajve të pandemisë së koronavirusit.

Ai u bë i njohur në gjithë botën, pasi zbuloi kurimin e Covid-19 te personat që ishin në gjendje të rëndë, me plazmë gjaku.

Giuseppe De Donno ishte ish-mjeku kryesor i departamentit të Pneumologjisë të spitalit Carlo Poma në Mantua. Ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid, kur vaksinat nuk kishin dalë ende.

Në Itali misteri është i madh dhe autoritetet po hetojnë për shkakun e vdekjes.

Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si drejtues në Carlo Poma në Mantua por edhe specializimin, për t’u bërë një mjek i përgjithshëm. Kura e tij me plazmë nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet ishin pozitive në rastet e përdorura për trajtimin e COVID në gjendje të rënduar. Mapo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME