
Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një rrugë të Tales në Lezhë. Ai është identifikuar si Vasil Cekaj. Ai është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës, teksa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen. Nga informacionet paraprake, dyshohet se 62-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal e për pasojë ka gjetur vdekjen.