Categories Lajme

Gjermania po kërkon punonjës për shumë profesione të ndryshme

Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë. “Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. “Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi.”

Sipas Jerger “shumë sipërmarrjeve u duhet të refuzojnë që tani porositë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.” Edhe situata e shkollimit profesional nuk është më e mirë. “Në Gjermani ka më shumë se 390 profesione të njohura të shkollimit profesional, e në të gjitha gati mungojnë të rinjtë për shkollim profesional.” Sidomos në degët e informatikës dhe teknikës, në sektorin e kujdesit shëndetësor si edhe zejet profesionale mungojnë forcat e reja. “Në rastin më të keq sipërmarrjet duhet të mbyllin dyert e kjo prek biznesin familjar”, thotë Jerger.

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele u shpreh për “Welt am Sonntag”, se “në tërësi në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.” Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh, se Gjermanisë i duhen 400.000 emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore. Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33,5% e sipërmarrjeve janë shprerur, se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore”. “Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore, po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss. E kjo, në një kohë kur ka shumë kërkesa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME