Categories Lajme

Gjiknuri takon bizneset e eksportit në ish fabrikën e Çimentos, Gjiknuri: Rimbursimi i TVSH-së, një histori suksesi

Gjiknuri takon bizneset e eksportit në ish fabrikën e Çimentos Gjiknuri: Rimbursimi i TVSH-së, një histori suksesi Gjiknuri: Bizneset prodhuese, gjeneruesit e vendeve të punës Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.

Damian Gjiknuri vizitoi dy prej bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish-Fabrikës së Çimentos. Në komunikim me biznesin, Gjiknuri u ndal veçanërisht tek lehtësirat fiskale që kanë përmirësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Përfaqësues biznesi: “Tashmë, prej pak kohësh punojmë me partner italian. Kishin dy variante, Bullgari ose Shqipëri, erdhën në Shqipëri dhe prodhimin e tyre, një pjesë të tij e trasferuan këtu.

Kur ju ishit Ministër i Energjitikës, kishim probleme me energjinë dhe falë investimeve që u bënë u zgjidhën, tashmë është tejkaluar problemi i energjisë”. Gjiknuri: “Më vjen mirë që na ka dukë puna.” Gjiknuri inspektoi edhe një biznes të prodhimit të pajisjeve teknologjike, e cila operon në treg europian me produkte “Made in Albania”.

Administratori i këtij biznesi i tha Gjiknurit se raportet mes biznesit dhe administratës fiskale ishin korrekte dhe pozitive. Biznes: “Me TVSH-të është nga herët e rralla që ne likujdohemi para datës së përcaktuar si afat i fundit. Ju komplimentoj për dy vitet e fundit. Edhe inspektorët që na paraqiten në subjekt janë shumë të rregullt”.

Sipas Gjiknurit, klima e favorshme për të bërë biznes, paketat lehtësuese për biznesin dhe politikat qeveritare në këtë drejtim kanë përmirësuar ndjeshëm klimën për ta kthyer Shqipërinë jo vetëm në një vend të njohur për krahun e punës por edhe për produktet e saj të standardit të lartë në treg europian.

“Patëm rastin të vizitojmë disa biznese private që punojnë për eksport, biznese kryesisht të ngritura në ish zonën e fabrikës së Çimentos. Janë biznese të ndërtuara vitet e fundit, kryesisht punojnë për eksport, teknologji moderne, veprimtari prodhimi, madje pak më parë pamë edhe një repart të tërë mekanik, ku bëheshin trupa për ekpsort në Itali apo si jemi këtu ku një produkt tjetër teknologjik që janë paketa elektrike prodhohen sërish për eksport.

Ajo çfarë vura re është që bizneset janë shumë të kënaqur me administratën tatimore, një nga dhimbjet e mëdha të eksportuesve shqiptar ka qenë rimbursimi i TVSH-së. Nga të gjitha bisedat që bëmë më rezulton se çështja e rimbursimit është futur në shinat e duhura dhe nuk ka asnjë problem më me rimbursimin dhe ai ndodh tashmë automatikisht”, nënvizoi Gjiknuri.

Gjithashtu, vijoi ai, në këtë zonë bëmë përpara disa vitesh edhe investime me energjinë elektrike. “Kuptohet problemi më i madh që kanë është gjetja e fuqisë punëtore, por është edhe shëmbulli tjetër që ka shumë vende pune për të rinjtë dhe të rejat që duan të punojnë dhe me paga relativisht të mira për Shqipërinë por duhet vullnet dhe pak trajnim që bizneset ofrojnë dhe mundësitë janë të mëdha”, u shpreh Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME