Categories Lajme

Gjirokastër, arrestohet 51-vjeçari i shumëkërkuar, detaje

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të shumëkërkuar. Bëhet fjalë për Robert Gjonin 51 vjeç banor në lagjen Partizan në Gjirokastër.  Aksioni për kapjen e tij është zhvilluar në orët e mbrëmjes së djeshme nga sektori i Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Gjoni rezulton autor i disa vjedhjeve të shtëpive në qytet dhe për këtë ishte shpallur në kërkim policor. Më herët 51 vjeçari është dënuar me burg për kultivim kanabisi dhe për vjedhje banesash. Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policies Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësive ligjore. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin nëntor ka vjedhur disa mjete pune në banesën e shtetasit S. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME