Categories Lajme

Gjirokastër, transportonin emigrantë të paligjshëm, përfundon në pranga 29-vjeçari dhe bashkëpuntori i tij

Nje 29 vjeçar ka rënë ne prangat e policise Gjirokastër sepse transportonte emigrante të jashtëligjshm. Po ashtu ka rene në pranga edhe nje 19-vjecar i cili dyshohet se ishte bashkepunëtori i tij.

Njoftimi nga policia: Gjirokaster , Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “FOLLOW”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Vihet në pranga edhe një 21-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një shumë parash. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “FOLLOW”, në kuadër të të cilit, në bazë të informacioneve policore, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Volkswagen”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve u ndalua si bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME