Categories Lajme

Gjobitet me 5 milionë lekë kandidati i pavarur Elton Debreshi, ja pse

Policia e Shteti gjobit me 5 milionë lekë të reja kandidatin e pavarur në qarkun Dibër, Elton Debreshi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kandidati i pavarur nëpërmjet një postimi në  “Facebook”, ku shkruan se është gjobitur për shkak të tubimit që është zhvilluar më 26 mars. Sipas Elton Debreshit, i cili vjen nga radhët e minatorëve, takimi i zhvilluar në qytetin e Bulqizës ka qenë brenda ligjit, si shkak i vendimit të Gjykatës Kushtetueses.

Ai thekson se qeveria dje ishte kundër grevës dhe protestave, ndërsa sot janë kundër kandidimit të një minatori për deputet. Sot komisariati i Bulqizës me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja për shkak te tubimit te datës 26 mars. Për shkak të vendimit te Gjykatës Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne Fletoren Zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshëm.

Autori i vërtetë i kësaj gjobe është Edi Rama. Ai dhe partitë e tjera kane frike nga mbështetja e madhe qe po marrim ne çdo fshat dhe qytet të Dibrës. Fakti qe për të njëjtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partitë janë bashke. Dje ishin bashke kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashkë kundër kandidimit të një minatori. Mua nuk me frikëson një gjobe. Nuk frikëson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besën kudo. Kjo cope letër do te hyje ne historinë e turpit te kësaj qeverie”- shkruan Debreshi në “Facebook”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME