
Elbasan- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masat e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Erion Alibej.
Për Arsen Preçin është caktuar masa e arrestit “Burg me afat”, masë e vendosur për 60 ditë, ndërsa për Arben Spahiun masa “Arrest me burg”. Të njëjtën masë ka kërkuar edhe prokurori Arbër Berexha për t’i dhënë kohë ekspertëve të ekzaminojnë provat.
Sipas të dhënave Preçi dhe Spahiu rezultojnë dy njerëzit më besnikë të grupit kriminal të Erion Alibejt, i cili ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Seanca u kryesua nga Gjyqtari Elis Dine, ndërsa Prokurorë të çështjes janë Kreshnik Ajazi, Drejtues i Prokurorisë dhe Arbër Berexha.
Seaanca u zhvillua në kushte të larta sigurie.
Mësohet se të dy autorët nuk i pranuan akuzat.