Categories Lajme

Gjykata e Tiranës anulon izolimin për 5 anëtarët e grupit Avdylaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur anulimin e izolimit për 5 anëtarë të grupit Avdylaj. Personat në fjalë u përplasën me policinë për shkak të një celulari që u gjet në qeli. Në lidhje me sherrin që ndodhi në paraburgimin “313”, drejtori i burgjeve, Agim Ismaili kërkoi 3 muaj izolim për 5 anëtarët e grupit Avdylaj.      Në seancë u vëzhguan 1 orë e 30 minuta pamje filmike dhe në fund gjykata vendosi të rrëzojë pretendimin e Ismailit. Avokatët për Abc News bëjnë të ditur se në pamjet filmike duket se Avdylajt nuk janë përplasur me policinë. Shkresa për izolimin e Hajri Seferit, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin dhe Giovani di Cosimo mban datën 23 maj dhe iu dërgua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të shqyrtuar nëse vendimi ishte i drejtë. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME