Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Edmond Koçin, të cilit iu kap një pistoletë gjatë kontrollit të kryer në banesë dy ditë më parë. Koçi, i cili njihet edhe si “Mond Çekiçi” akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ai njihet në qytetin bregdetar si pjesë e të ashtuquajturës banda e Durrësit, ndërsa ka qenë dënuar disa herë.
Categories
Lajme