Categories Lajme

Gjykata lë në burg tre të dyshuarit

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg tre të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në zonën e njohur si Sanxhak. Në seancën e zhvilluar sot, gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tre personave dhe në fund ka vendosur për ta, masën shtrënguese “arrest në burg”.  Në qeli do të qëndrojnë Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe shoku i tij K.Gj., banues në Kurbin. Këta tre persona akuzohen se kanë ekzekutuar Rakip Rolin. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe pak minuta pasi ka dalë nga banesa i është bërë pritë në zonën e njohur si Sanxhak. Makina e Rolit është përplasur me dy mjete të tjera, ndërsa autoret e kanë qëlluar atë disa herë me armë, duke e lënë të vdekur në vend. Roli ishte një person me precedentë të mëparshëm penal, pasi kishte vuajtur një dënim vitet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME