Categories Lajme

Gjykata merr vendimin e rëndësishëm: Nuk do të ndërtohet HEC në Vjosë

Gjykata Administrative ka mbështetur kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shoqërive civile apo dhe shoqatave të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit, lidhur me ndërtimin e digave mbi lumin Vjosë.

Gjithashtu edhe për ta shpallur atë Park Kombëtar në mënyrë që të mos bëhen ndërhyrje të mëvonshme. Sot Gjykata Administrative e Tiranës me gjyqtare Aferdita Maho ka rrëzuar një padi nga kompania turke AYEN-ALB SH.A kundër Ministrisë së Mjedisit. Në atë padi kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Ministria e Mjedisit nuk pati miratuar një projekt të kompanisë turke, duke e konsideruar atë me vlerësim mjedisor negativ. Në raport thuhej se gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan, ku gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.

Rama më herët e ka premtuar se Parku i Vjosës do të shpallet Park Kombëtar, pasi dhe shumë ambientalistë apo qytetarë të zakonshëm kanë bërë shumë në mbrojtje të këtij lumi, i cili është i vetmi i ngelur i ‘virgjër’ në Evropë. Një ndër më të njohurit në botë, aktori i madh Leonardo di Caprio e ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME