Categories Lajme

Gjyshja jeton për mbesën jetime, nga një prej kontenierëve të Manzës

Në mes të kontejnerëve në Manëz ku janë vendosur familjet të cilave iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit gjen dhe nënë Behijen dhe mbesën e saj. Në kushte tejet ekstreme e moshuara  71 vjeçare kujdeset për të miturën e cila nuk ka pranë asnjë nga prindërit

Që kur ishte 4 muajsh vogëlushja fle pranë gjirit të gjyshes së saj.

Gjyshja tregon se djali i saj u martua me dashuri por nuk funksionoi mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos zgjaste. Siç tregon   nënë Behija pas konflikteve nusja u largua dhe nuk u kthye më

Në moshën 4 muajshe nëna e saj u largua dhe nuk erdhi më” na tregon nëna

8 muaj pas divorcit  djali i Behijes ndërroi jetë duke ia shtuar më shumë dhimjen . 71 vjeçares i duhet të jetë baba dhe nënë për vogëlushen  edhe pse mundësitë ekonomike por dhe fizike janë të pakta.

8 muaj pas divorcit ai vdiq e vajza mbeti vetëm. Mendoja, mirë nuk do rritet me mama por të paktën ka të atin dhe nënën e babës së vet” thotë Behija  

Me një pension minimal nënë behia rrëfen se sa të vështirë e ka të kujdeset për mbesën. Shpeshherë duke lënë edhe ilaçet pa blerë.

Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, sot nënë behija së bashku me vogëlushen jetojnë në këtë kontenier me shpresën se dikur banesa do tu rikonstruktohet.

Apeli i saj i vetëm është që shteti ti ndihmojë mbase jo për të por për vogëlushen e cila është krejt e pafajshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME