Categories Lajme

Gra dhe vajza në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri.

Megjithatë në rrugët e vendit tonë do të shikoni vajza të cilat dalin për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. Ura e dajlani në Durrës, është një nga zonat e cila shfrytëzohet nga disa vajza. As ora policore, e cila ndalon qarkullimin nga ora 20 e mbrëmjen deri në gjashtë të mëngjesit, nuk ka mundur ta ndalojë këtë lloj biznesi.

Kjo është një video e siguruar nga Top Channel, teksa shihen tre vajza  pranë urës së dajlanit në Durrës.

Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn?

Prostituta: Unë dal për bukën e gojës, o djali. Kush do me japi, do më japësh ti bukë mua?

Prostituta: Jo jo, po ti hyjmë tamam, ma jep ti bukën ta haj unë?

Gazetari: Sa fëmijë ke për të rritur?

Prostituta: Unë kam 5 fëmijë o djali.

Gazetari: Sa vite ke që del këtu?

Prostituta: Unë kam 15 vite.

Gazetari: 15 vite këtu?!!

Prostituta: Eh, 15 vite dhe s’më ka ndodhë asnjë…jo shtet të jetë, por edhe krim shteti të jetë…

Gazetari: Sa klientë ke në ditë ti?

Prostituta: Unë, dy klientë…

Gazetari: Edhe sa u merr?

Prostituta: Nga 50, nga 100, varet sa të më japin…

Gazetari: Të lënë bashkshishe?

Prostituta: Po, me lejnë…

Gazetari: Policia nuk të ndalon ty kur të shikon kështu?

Prostituta: Ska shanse…

Gazetari: Po pse?!!

Prostituta: Ta thashë edhe njëherë…

Gazetari: Po pse s’ka shanse?!!

Prostituta: Po s’ka shanse, pra se mua më njeh shteti se kush jam.

Prostitucioni ushtrohet edhe në Tiranë. Bulevardi zogu i parë, është një nga zonat më të preferuara për vajzat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Gazetari: Sa marrin këto këtu?

Prostituta: 40 mijë lek marrin.

Gazetari: E kanë problem këtë orën policore apo se kanë problem? Apo dalin edhe pas orës 8?

Prostituta: Jo se kanë problem.

Gazetari: Si lëviz policia?

Prostituta: Jo!

Prostituta: Ishte njëra këtu, po ajo iku.

Gazetari: Ishte njëra?! E morën?

Prostituta: Jo iku në shtëpi.

Prostituta: Kanë ardhur na kanë pyetur?

Gazetari: Edhe?

Prostituta: Na kanë nxjerrë..

Gazetari: Edhe çfarë ju kanë bërë, ju kanë prishur punë? 

Prostituta: Jo se më kanë pyetur për kështu pislliqesh gjërash. Mua jo, po të tjera i   kanë pyetur.

Shumica e këtyre vajzave dalin kryesisht nga ora 6 e pasdites deri në 20 të mbrëmjes. Një numër i vogël janë që e ushtrojnë prostitucionin përtej kësaj ore, edhe kur pranë tyre kalojnë patrullat e policisë. Janë gra dhe vajza të cilat për shkaqe nga më të ndryshmet, guxojnë të sfidojnë edhe autorietet shtetërorë. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME