Categories Lajme

Grabitën banesën e ish-zyrtares, pastruesja dhe i biri dyshohen edhe për 5 vjedhje të tjera

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, grabitën banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosit. Grabitja në banesën e cila ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ka ndodhur në datën 15 dhjetor.

Në banesën e nënë e bir u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, para dhe bizhuteri të vjedhura, të gjitha të fshehura në tubin e aspiratorit. Po ashtu, është zbuluar se ndaj pastrueses ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.

HISTORIA:

Rozeta Dobi, 49-vjeçe ishte punësuar që t’u mirëmbante shtëpinë, por ajo në bashkëpunim me të birin, Havier Dobin, 23 vjeç, ka shpërdoruar besimin e dhënë nga pronarja e banesës dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë. 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) të gjitha të grabitura nga nënë e bir.

Rozeta së bashku me të birin, pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Eshtë zbuluar se ndaj pastrueses janë kryer edhe 5 denoncime të tjera, për vjedhje në banesa të mëparshme që ka qënë e punësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME