Categories Lajme

Grabitën Postën në Babrru, kapen dy autorët e mitur

Janë arrestuar dy të miturit që grabitën filialin e Postës Shqiptare disa ditë më parë në Babrru.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Filiali”, u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve R. S., 15 vjeç, banues në rrugën “Gani Kryeziu” dhe  E. L., 17 vjeç, banues në rrugën “Ilmi Kolgjegja”.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 në Kamzë, operacioni policor i koduar “Filiali”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.12.2021, në Babrru.

Identifikohen dhe arrestohen autorët që dyshohet se vodhën nën kërcënimin e një arme lodër, një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare. Sekuestrohen një shumë parash dhe një nga biçikletat e përdorura për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 15.12.2021, bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Filiali”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve R. S., 15 vjeç, banues në rrugën “Gani Kryeziu” dhe  E. L., 17 vjeç, banues në rrugën “Ilmi Kolgjegja”.

Këta shtetas, më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e postës Shqiptare në Babrru dhe nën kërcënimin e një arme lodër, kanë marrë 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre janë gjetur e sekuestruar 160.500 lekë të rinj dhe një nga biçikletat e përdorura për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME