Categories Lajme

Gramoz Ruçi jep live dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PS | Video

Një prej figurave më të rëndësishme, pjesë e Partisë Socialiste që prej krijimit të saj, Gramoz Ruçi, në Kongresin e jashtëzakonshëm që po mbahet këtë të shtunë njoftoi se me nisjen e legjislaturës së re në Shtator, nuk do të jetë më pjesë e kësaj force politike.

“Unë kam zgjedhur sot, se s’ka më mirë sesa 30 vjetori i PS të Shqipërisë, s’ka më mirë se sot që ne kemi fituar mandatin e tretë të qeverisjes, kam dhe 70 vjetorin e ditëlindjes time pas pak ditësh… që të deklaroj para jush, se në 9 Shtator, që fillon legjislatura e re, nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kemi ambicien për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të familjes time politike që më ka dhënë kaq shumë në këto vjet”, tha mes të tjerash Ruçi.

Dy fjalë për Gramoz Ruçin i kishte edhe Kryeministri Edi Rama.

“Kur Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga politika aktive pas 30 vitesh në shërbim të PS pata ndjesinë e këputjes së krahëve. Duke e njohur e kuptova që ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi. Nuk e gjej do si do të mbushet boshllëku i tij.

Gramozi hyn tek një lloj shumë i rrallë protagonistësh që zëvendësohen me shumë vështirësi dhe duan një kohë të konsiderueshme për t’u zëvendësuar, kur kjo ndodh, sepse nuk ndodh gjithmonë. Kjo do të jetë një sfidë më vete për mua dhe për ne. Të jam mirënjohës për çdo gabim që nuk më ke lënë të bëj”, tha Rama. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME