Categories Covid-19, Lajme

Gratë vdesin më pak nga Covid-19

Në vendin tonë 33% e viktimave janë femra, 67% meshkuj Infektimi nga Covid-19 nuk ka lidhje me gjininë. Por kur vjen puna te vdekshmëria, gjinia luan një rol të rëndësishëm.

Sipas të dhënave të Minsitrisë së Shëndetësisë vdekshmëria te gratë është më e ulët në krahasim me burrat. Vdekshmëria është 33% te gratë dhe 67 te meshkujt. Nga 1936 viktima që janë regjsitruar nga covid 19, 1300 janë meshkuj dhe  639 janë femra. Ndërkohë që përhapja e infeksionit sipas të dhënave zyrtare rezulton se është më e përhapur te fermat me rreth 52%.

Për eskpertin dhe mjekun imunolog Genc Sulçebe, përhapja e infeksionit është pothuajse e njëjtë si te femrat dhe te meshkujt. Shfaqja e komplikacioneve të rënda madje dhe në vdekshmëri, ku meshkujt janë më të prirur të bëjnë komplikacion të rënda nga Covid-19.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe sqaroi për Klan News se sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Arsye për këtë është hormoni seksual femëror estrogjen, i cili stimulon sistemin imunitar duke vepruar më shpejt dhe masivisht kundër patogjenëve. Testosteroni mashkullor nga ana tjetër pengon mbrojtjen e trupit.

Sistemi imunitar i grave reagon në përgjithësi më shpejt dhe më fort ndaj infeksioneve virale se ai i burrave. Sipas imunologëve arsye tjetër është se disa gjene, që kanë të bëjnë me imunitetin, për shembull gjenet që janë përgjegjës për zbulimin e patogjenëve, kodohen te kromozomi X”. Meqenëse gratë kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një, janë në avantazh. Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME