Categories Lajme

Grekja i premtoi Amerikën për 17 mijë dhrahmi/ Avokati humb kontaktet me familjen pas ndeshjes Shqipëri-Greqi

Djali i madh në familjen Qamo nga Përmeti Bashkimi me profesion avokat u zhduk në vitin 2000, në rrethana misterioze, pasi debatoi me bashkëshorten, për 5 dhrahmi. Kjo histori erdhi këtë të premte në ”Pa gjurmë”, në kërkim të këtij 56-vjecari të humbur, i cili telefonoi për të fundit herë të vëllanë më 12 tetor te vitit 2000. Babai i tre vajzave emigroi bashkë më familjen e tij nga Këlcyra drejt Greqisë në vitin 1994, aty ku u thye qetësia e një jetë normale dhe do të nisnin peripecitë për familjen Qamo.

Motra e tij ka treguar se që prej asaj kohe nuk kanë dëgjuar më asnjë lajm nga Bashkimi, dhe të vetmet dëshmi që kanë ardhur pranë familjes së tyre i kanë bërë të dyshojnë se ai ndodhet në Kretë.

“Një person nga zona jonë e kishte takuar Bashkimin në traget duke shkuar në Kretë. I kishte treguar historinë si i kishte marrë lekët një greke e cila e kishte mashtruar dhe nuk e kishte parë më. Ai thotë se ka folur me Bashkimin. Nuk e dimë ku mund të jetë. Më përpara na thonin shpesh se e kishin parë.  Na thoshte gjithmonë se nëse do ikte nuk do na jepte adresë”, tha motra e Bashkimit.

Një grup shqiptarësh, ndër ta edhe Bashkimi, ranë pre e mashtrimit të një shtetase greke, e cila iu premtoi se do t’u siguronte Amerikën, kundrejt 17 mijë dhrahmive. Gruaja u zhduk dhe 6 vite më radhë askush prej shqiptarëve nuk mori mbrapsht paratë. Gjatë kësaj periudhe,  Familja Qamo u zhvendos nga Kreta në Athinë, tek vëllai i Bashkimit, Engjëlli. 6 vite pas nga humbja e parave, Bashkimi arrin në gjurmët e shtetases greke, së cilës mundi t’i marrë vetëm 700 nga 17 mijë dhrahmitë e dhëna.

Por kjo nuk mjaftoi për kryefamiljarin, i cili ishte në kërkim të parave të tjera. Më 12 tetor të vitit 2000, në mesditë, Bashkimi për arsye të panjohura zhvillon në telefon një bisedë të ashpër me të shoqen, të cilën e kërcënoi duke i kërkuar 5 dhrahmi për të folur me nënën në Shqipëri.

Debatin me tone të ashpra e dëgjoi i vëllai dhe kunata, që mbetën të shtangur, pasi në dijeninë e tyre çifti nuk kishte pasur më parë probleme.

Pas këtij episodi që ndodhi në shtëpinë e të vëllait, Bashkimi largohet nga banesa dhe deri atë pasdite vonë nuk u kthye më.

I vëllai Engjëlli e telefonon dhe Bashkimi i përgjigjet nga ana tjetër e receptorit. Në sfond dëgjoheshin zhurmat e ndeshjes Shqipëri-Greqi dhe hera-herës edhe një oshëtimë trageti.

56-vjecari i tha të vëllait se ishte pranë shtëpisë së shtetases greke që e mashtroi. Ai i kërkon që Engjëlli të kujdeset për për 3 vajzat e tij.

Ky ka qenë kontakti i fundi që kanë pasur dy vëllezërit. Bashkëshortja e Bashkimit Liljana, pas zhdukjes së të shoqit qëndroi 1 vit në Athinë dhe u largua përfundimisht  në Rodos. m.v./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME