Categories Lajme

GREQI – Nga 1 korriku turistët e huaj nën kushte të rrepta shëndetësore

Nga 1 korriku, do të jemi në gjendje të presim vizitorë të huaj, duke iu nënshtruar kushteve që sigurojnë shëndetin publik, deklaroi ministri i Shtetit, Giorgos Gerapetritis në një intervistë me televizionin publik grek, ERT1. “Greqia reklamohet si destinacion absolutisht i shëndetshëm”, shtoi ai. I pyetur nëse pala greke është e kënaqur me rekomandimin nga Komisioni Europian lidhur me turizmin, Gerapetritis u përgjigj se Greqia kishte pjesëmarrje shumë aktive në hartimin e dokumentit dhe kishte paraqitur një pozicion të qartë për protokollet shëndetësore dhe testimin e pasagjerëve për udhëtimin jashtë vendit.

“Brenda kufijve të ligjit të BE-së, Greqia do të zhvillojë një diplomaci të turizmit që do të lehtësojë ardhjen e vizitorëve, veçanërisht nga vendet jo shumë të prekura”, shtoi ai. Gerapetritis gjithashtu iu referua parashikimeve që turizmi do të pësojë një reduktim të madh, duke rënë në rreth gjysmën e nivelit të viteve të fundit, por vuri në dukje se kjo gjë nuk prek domosdoshmërisht Greqinë sepse, siç thuhet në mediet e huaja, Greqia reklamohet si destinacion absolutisht i shëndetshëm. “Kemi ende rreth 45 ditë për të ndërtuar sistemin e shëndetit publik, veçanërisht në destinacionet turistike. Dua të siguroj bashkëqytetarët tanë se qeveria do të të jetë e palodhur në përpjekjet për të ndërtuar një sistem të sigurt të shëndetit publik në ishuj”, theksoi Gerapetritis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME