Categories Lajme

Greqia i kërkon BE-së t’i vendosë sanksione Turqisë

Greqia po kërkon nga Bashkimi Europian t’i vendosë sanksione Turqisë në lidhje me nisjen e kërkimit të gazit në Mesdheun Lindor. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Turqia nuk po sfidon vetëm Greqinë dhe Qipron, por mbarë Bashkimin Europian. Tensionet midis Greqisë, Turqisë dhe Qipros pritet të jenë në krye të axhendës së presidencës gjermane të Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass takoi në Athinë homologun grek Nikos Dendias dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Turqia kërkon me ngulm një pjesë të rezervave të gazit të zbuluara në Mesdheun Lindor dhe në mënyrë të njëanshme ka dërguar anijet për të kërkuar gazin në det. Këtë veprim Athina e konsideron një hallkë tjetër në zinxhirin e veprimeve agresive kundër saj, por edhe Qipros dhe gjithë Bashkimit Europian.

“Të sfidosh të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros është të sfidosh ato të Europës”, tha gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, kryeministri grek Mitsotakis, i cili nga ana tjetër kërkoi ndihmën e aleatëve për t’i vendosur sanksione Turqisë. Ministri gjerman Mass i dënoi veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe e paralajmëroi Ankaranë me sanksione, raporton ATSh. “Duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi do të jetë i mundur vetëm nëse Ankaraja ndalon provokimet në Mesdheun Lindor. Në të njëjtën kohë, brenda Bashkimit Europian shohim nevojën për dialog me Turqinë,” tha Mass gjatë një konference shtypi me homologun Dendias.

Greqia kishte propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë në samitin e fundit të udhëheqësve të BE-së, por aty rëndësi kryesore iu dha planit të rimëkëmbjes ekonomike dhe buxhetit afatgjatë. Ndërkohë në të kaluarën Turqia e ka kërcënuar BE-së me hapjen e kufijve dhe dërgimin e mijëra imigrantëve në dyert e Europës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME