
Greqia është solidarizuar ndaj Turqisë, duke dërguar një ekip kërkimi dhe shpëtimi. Greqia ka dërguar si ndihmë një aeroplan transporti ushtarak i tipit C-130 që mban 21 zjarrfikës me ekspertizë në punën e kërkim-shpëtimit, materiale ndihme mjekësore dhe humanitare, dhe dy qen. Ekipi gjithashtu shoqërohet edhe nga disa mjekë.
Deri më tani shënohen të paktën 1.498 humbje jete, dhe 8.533 persona të plagosur, pas dy tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore këtë të hënë, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit AFAD.